Në Ukrainë, po zhvillohet beteja e globalistëve kundër antiglobalistëve

Në Ukrainë, po zhvillohet beteja e globalistëve kundër antiglobalistëve
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Lufta ruso-ukrainase që është duke ndodhur aktualisht, sipas shumicës së; indikatorëve dhe parametrave ushtarak, atyre gjeopolitik e sidomos atyre socioekonomik, përveç që është një luftë interesante specifike (shkaku i hibriditetit) mediale, është edhe një luftë e programuar (që nënkupton se imperativ e ka fillimin e ndryshimit raporteve në marrëdhëniet ndërkombëtare) dhe e kontrolluar që ushtrohet dhe ndikohet përmes teknologjisë informative. Në fakt, kjo luftë e nisur nga Rusia autoritare, për shumicën e sociologëve, politologëve dhe ekonomistëve të rangut botërorë, është fillimi i një lufte të madhe midis kapitalit industrial dhe atij të globalizuar tashmë. Pra, nëse shprehemi me “gjuhën” sociologjike të globalizimit i bie që kjo është një luftë rraskapitëse midis; globalistëve (Amerika, Kanadaja, Evropa, Australia, Anglia) dhe antiglobalistëve (Rusia, Kina, India dhe shumë vende të tjera, duke përfshirë vendet e Lindjes së Mesme, Gjirin Persik, Afrikën dhe Amerikën Latine) që disa e shquajnë dhe e identifikohnë edhe si uverturë për një luftë të re me përmasa botërore. Luftë, e cila po kalon nga një rend botëror unipolar në një rend të ri botëror trepolar apo edhe shumëpolar. Sot botën e kontrollojnë, apo më mire me thënë e dominojnë mbi 400 KTN, që i kanë në dorë mbi 80% të kapitalit të përgjithshëm. Për ta analizuar konceptin antiglobalist, nevojitet të bëjmë njëherit një dallim social rreth këtij diskursi që në qarqet e sotme ende përcillet dhe eksplorohet disi si me rezerva. Fjala nuk është për dilemën se a ekziston apo nuk ekziston nocioni i antiglobalizimit, ngaqë ai është prezent sot në gjithë botën edhe si lëvizje, por, edhe si antipod i globalizmit. Dilema qëndron në sqarimin e asaj se athua antiglobalizimin e shpiku, pra e krijojë për qëllime të caktuara globalizmin si arsyetim për ta fuqizuar edhe më tej procesin dhe diskursin e globalizmit, apo ai lindi vetvetiu si pasojë e pakënaqësisë globale sociale, ekonomike, politike, ekologjike, etj. e shtresave të ndryshme të shoqërisë të cilat të pakënaqura me ndarjen globale të punës, si edhe krijimin e hendekut të lartë mes kreatorëve të globalizimit (apo si do thoshte Marksi: “klasës sunduese” dhe “klasës së sunduar”) siç janë FMN-ar, OBT-isë, KTN-ale, etj. dhe pjesës tjetër pasuese qytetarëve të vendeve të ndryshme nëpër gjithë botën? Do ishte mirë të identifikojmë shtresimin gjenetik të këtij inxhinieringu të ri teknologjik që ka arritur tani të krijojë edhe antipodin e vet që ka ithtarët e tij në të gjithë botën.

2. Nëse bëjmë një përshkrim të shkurtër sociologjik të këtyre vendeve dhe shteteve që janë tejet alergjike ndajë procesit të globalizimit, do mund të identifikonim një mori shtresash sociale. Në esencë,  prejardhja e tyre sociale dhe me interesa nga më të ndryshme, ndoshta nuk flet edhe aq shumë kur të kihet parasysh shkalla e averzionit dhe e urrejtjes që ata e ushqejnë ndajë proceseve të reja globalizuese. Pra, ky është ai motivi që i bashkon gjitha këto shtresa dhe kategori njerëzish nga mbarë bota. Ata mund t’i rekrutosh edhe nga shtresa e fshatarëve apo fermerëve që ardhjen e Kompanive të mëdha Transnacionale (KTN) e shohin si konkurrente kryesore të biznesit të tyre: po ashtu ata mund t’i identifikosh edhe nga korpusi lëvizjeve për të drejtat e njeriut: ithtarët e ruajtjes së ambientit: pastaj simpatizuesit e ideologjive majtiste : si edhe kundërshtarët e teknologjive gjenetike. Metropolet botërore, siç janë Seatle, Praga, Gjeneva, Nica, Kebeku, Barcelona, etj. sot si në sytë e globalistëve po ashtu edhe të antiglobalistëve, janë bërë fenomen në vete edhe me faktin se po e promovojnë diskursin deri dje pak të njohur në forumet ndërkombëtare të globalizmit. Sot ekzistojnë edhe mendime të tilla të cilat e mohojnë lëvizjen apo diskursin e quajtur dhe të identifikuar si antiglobalizëm. Në të vërtetë, mendimet apo diskurset e tilla shkojnë aq larg sa që janë të prirë të thonë se ky proces është kryekëput pjellë dhe imagjinatë e sëmurë e arkitektëve të sundimit të botës në shek e XXI?! Ky prejudikim, për bazë të vetën merr nevojën e promovimit të procesit të globalizimit si diskurs të ri për ta qeverisur gjithë botën në shek., që po hyjmë.

3. Në anën tjetër ekziston edhe një korpus tjetër mendimtarësh, politikologësh, sociologësh, etj. të cilët mendojnë se shpikja për antiglobalizmëm ka për qëllim të vetin të fshehë qëllimin e vërtetë të globalizmit. Sipas këtyre sot në botë ekzistojnë dy forma të globalizmit. Njëra e cila për bazë ka ideologjinë neoliberale (gjë që është e vërtetë( dhe nënkupton konkurrencës e vërtetë të tregut që aludon në profit të pandalshëm dhe i injoron në të njëjtën kohë interesat e punëtorëve dhe njerëzve të thjesht të cilët i trajton vetëm si konsumator e asgjë më shumë. Dhe forma tjetër e cila ka të bëjë me përcaktimin e tyre të lire se me kënd ata dëshirojnë të kooperojnë, bëjnë tregti, bëjnë marrëveshje biznesi, etj. që, siç përmendëm identifikohet me diskursin e antiglobalistëve. Nëse i adresohemi procesit të globalizimit si proces i cili si qëllim apo imperativ të vetin e paska rirregullimin e proceseve politike, atyre kulturore e sidomos tyreve ekonomike mes vendeve, rajoneve dhe kontinenteve të ndryshme në të njëjtën kohë, duke i përshpejtuar, zgjeruar dhe duke i promovuar si procese që krijojnë ekskluzivitetin e vetëm të quajtur profit (karakteristikë kryesore të neoliberalizmit), atëherë dosido do të kuptojmë që gjithmonë do të ketë grupe, lëvizje dhe diskurse të ndryshme të cilat do ta kontestojnë me mjete të ndryshme këtë proces global. Në këtë drejtim do thoshim nuk janë të rastësishme edhe aktet terroriste të cilat përdorën për qëllime të tilla parandaluese. Ajo që do theksuar në këtë rast është se kjo kacafytje apo ky konflikt mes të ashtuquajturve globalist dhe antiglobalist është e kohës së re, që d.m.th. se për disa ajo paraqet një mbijetim të thjesht ekzistencial, ndërsa për grupimin tjetër një begati dhe zhvillim marramendës. Është evident se trendët zhvillimore ekonomike të fillim shekullit tonë, vërtetë kanë arritur të krijojnë aso shkalle të begatisë materiale, sa që ashpërsojë raportet mes njerëzve, vendeve, rajoneve dhe kontinenteve të ndryshme.

Lajmet Në Ukrainë, po zhvillohet beteja e globalistëve kundër antiglobalistëve >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!