Zelensky: Sanksionet e dobëta i japin Rusisë lejen për të sulmuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qeverive të shteteve tjera të botës që t’i rrisin sanksionet e tyre kundër Rusisë, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë do të ishte i barabartë me “lejen” që ajo të vazhdojë sulmet e saj ndaj Ukrainës.

“Sot, vendet perëndimore njoftuan një pako të re sanksionesh kundër Federatës Ruse. Kjo duket të jetë spektakolare, por nuk mjafton”, tha ai.

“Vështirë mund të thuhet se kjo është në përpjesëtim me të keqen që bota pa në Bucha. Me të keqen që vazhdon në Mariupol, me granatimet e Kharkiv, në përpjekjen e Rusisë për të nisur një ofensivë të re të përgjakshme globale në Donbas”, ka thënë Zelensky në një deklaratë.

Ai thotë se Ukraina vazhdon të insistojë për një “bllokadë të plotë” të sistemit bankar të Rusisë dhe që bota demokratike të refuzojë të blejë naftë ruse, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Zelensky: Sanksionet e dobëta i japin Rusisë lejen për të sulmuar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!