Asnjë i interesuar për ta vizituar Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese, me rastin e Ditës së Kushtetutës, e ka mbajtur aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”.

Ky aktivitet kishte për qëllim vetëdijësimin dhe informimin më të mirë të opinionit publik për rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës ndaj publikut.

Gjithsesi, për të parë punën që bëhet në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend, por edhe zyret ku janë marrë disa prej vendimeve më të rëndësishme, nuk kishte të interesuar gjatë së premtës.

Kështu nuk ndodhi edhe gjatë javës, meqë siç u tha, të mërkurën dhe të enjten pati vizita të studentëve si dhe grupeve të ndryshme profesionale.

Ky aktivitet që u realizua sivjet për herë të parë po synohet të bëhet tradicional.

 

Lajmet Asnjë i interesuar për ta vizituar Gjykatën Kushtetuese (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!