Escobari nga Greqia rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së për shtetësinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, është takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit.

Në këtë takim Escobar konfirmoi mbështetjen e ShBA-së për Kosovën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe synimet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Në ndërkohë, Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkim Evropian për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e ShBA-së për Kosovën, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë.

U diskutua për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, shefi i qeverisë kosovare potencoi nevojën për kthimin e vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë. Ai theksoi renditjen e Kosovës përkrah botës demokratike në sanksionimin e Rusisë, si edhe për gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të pranuar 5000 refugjatë nga Ukraina.

Lajmet Escobari nga Greqia rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së për shtetësinë e Kosovës >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!