Muhaxheri: Veteranët nuk janë të interesuar për ndihmën e komunës (VIDEO)

“A keni ndarë ndonjëherë mjete për atë organizatë?”.
Kjo pyetje iu bë Gazmend Muhaxherit më 28 mars.
Përgjigja që mori asamblisti i AAK-së, Labinot Panxha, nga kryetari i Pejës, një javë më pas, është e shkurtër. Ai tha se veteranët nuk kishin interesim për të kërkuar ndonjë gjë në komunë.
Një përgjigje si kjo u prit rëndë dhe u mor si ofendim nga kryetari i veteranëve të Pejës, Gazmend Syla.
Por, Muhaxheri që po akuzohet se nuk e dha asnjë cent për veteranët, në tri mandate, ka përgjigje edhe për këtë deklaratë.
Në ndërkohë, edhe Syla ka një kundërpërgjigje për kryetarin për të cilin thotë se është i vetmi në të gjitha komunat e Kosovës me të cilin Shoqata e Veteranëve nuk ka raporte.
Kryeveterani thotë se shokët e tij të luftës jetojnë në kushte të rënda, duke shtuar se u desh një aksion popullor për të ndihmuar ata.
Lajmet Muhaxheri: Veteranët nuk janë të interesuar për ndihmën e komunës (VIDEO) >> Rahoveci.info.