“Për” dhe “fëmijë”, fjalët që u panë në raketën ruse e cila vrau katër fëmijë ukrainas

Një raketë ka shpërthyer në stacionin e trenit në Kramatorsk, ku i la të vdekur 39 persona e në mesin e tyre, siç raporton Sky News, janë edhe katër fëmijë.

Raketa raportohet të jetë balistike, ndërsa numri i konfirmuar i të plagosurve është 87.

Nuk dihet ende nëse raketa shpërtheu mbi hapësirën ajrore mbi stacion apo ishte rrëzuar nga ndonjë sistem anti-raketor.

Sipas gazetarit të Sky News, John Sparks, ky është qartazi një sulm ndaj civilëve që do të duhet të hetohet si një krim i mundshëm lufte.

Ndërsa, nga raportime të tjera, thuhet se nga fragmenti që u pa në raketë, mund të lexohej fjala “për” dhe “fëmijë”

Lajmet “Për” dhe “fëmijë”, fjalët që u panë në raketën ruse e cila vrau katër fëmijë ukrainas >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!