Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident komunikacioni sot në Pejë, njëri prej tyre me lëndime të rënda.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, njofton Klankosova.tv.
“Sonte, rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës te Dogana ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy vetura”, është shprehur Gashi.
“Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”.
Lajmet Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen katër persona >> Rahoveci.info.