Dhjetë korridore humanitare hapen sot, sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës

Dhjetë korridore humanitare për evakuimin e njerëzve nga pjesët e Ukrainës që janë nën rrethim, janë rënë dakord për të shtunën, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Rrugët e planifikuara përfshijnë një mënyrë që njerëzit të dalin nga qyteti i sulmuar i Mariupolit me transport privat, tha ajo.

Njoftimi vjen një ditë pasi rreth  gjashtëmijë e 665 njerëz u evakuuan nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare, sipas zonjës Vereshchuk.

Pritjet për një ofensivë ruse në lindjen industriale të Ukrainës në ditët dhe javët e ardhshme kanë parë një rritje të njerëzve që përpiqen të ikin në perëndim të vendit, përcjell Klankosova.tv

Të premten, një stacion hekurudhor në Kramatorsk, ku mijëra njerëz ishin përpjekur të hipnin në trenat për të siguruar lirinë, u godit nga një sulm me raketa, duke vrarë të paktën 50 njerëz.

Lajmet Dhjetë korridore humanitare hapen sot, sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!