Ndërron jetë i aksidentuari me traktor nga Celina, s’u mbijetoi lëndimeve të rënda

Ka ndërruar jetë në spital Idriz Dina nga Celina, i cili ishte aksidentuar me traktor me 27 mars të këtij viti.

Për më shumë se një muaj, celinasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë.

Përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor që të ta shpëtojë të gjallë, fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Një prej të afërmve të tij, në Facebook ka shkruar se “aksidenti i asaj dite paska qenë i kobshëm”.

Qindra njerëz që e kishin njohur Dinën, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij të parakohshme si pasojë e aksidentit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar dje edhe faqja e fshatit Celinë në Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkfshatarit tonë Idriz Dina. Varrimi i të ndjerit bëhet sot 09.04.2022 me drekë (ora 13:00). NGUSHLLIME FAMILJES!”, thuhet në këtë njoftim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!