Një ditë pasi kërkoi njohjen e Greqisë, Kurti takon Dendias

Një ditë pasi tha se ka ardhur koha që Greqia ta njohë Pavarësinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti u takua me kryediplomatin grek Nikos Dendias.

Për këtë takim, që ka ndodhur në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, njoftoi ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes një postimi në Twitter ku janë bashkangjitur edhe fotografi.

“Takim në mes ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. U bisedua për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun mes Beogradit e Prishtinës”, thuhet në postimin e ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton Klankosova.tv.

Në ndërkohë, as Albin Kurti e as zyra e tij nuk treguan për këtë takim, ani se dje kanë lëshuar njoftime zyrtare për të gjitha takimet e kryeministrit kosovar në kuadër të këtij forumi.

Shefi i qeverisë kosovare, në bashkëbisedimin e djeshëm me gazetaren e “Politico Europe”, tha se Kosova dhe Greqia nuk kanë çështje të pazgjidhura mes vete, por kanë një urë që duhet ta kapërcejnë.

Ai beson se Greqia mund ta ndihmojë Kosovën edhe në njohje të reja dhe për anëtarësimin në BE dhe NATO.

“Besoj që Greqia është lidere rajonale dhe do të mund ta ndihmonte Kosovën shumë në përfitimin e njohjeve të tjera dhe që në këto zhvendosje tektonike dhe rrethana gjeopolitike t’i bashkohemi NATO-s dhe BE-së sa më herët që është e mundur dhe ndoshta shumë më herët sesa që është menduar para ca muajsh”, tha Kurti nga Greqia.

Lajmet Një ditë pasi kërkoi njohjen e Greqisë, Kurti takon Dendias >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!