Njoftim për takim publik me qytetarë për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit

Në mbështetje të nenit 68 pika 68.3 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008”), Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, dhe nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1 pika 1.7 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Rahovecit, bën:

Njoftim për takim publik me qytetarë për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit

Takimi publik me qytetarë do të mbahet me 21.04.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 11:00.

Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë takim kanë të gjithë qytetarët e interesuar që të jenë pjesë dhe kontribuues në këtë takim.

Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën: 21.04.2022, në ora 16:00, te zyrtarët:

Erhan.Morina@rks-gov.net,
Fidan.Hoti@rks-gov.net,
Blerta.Gashi@rks-gov.net dhe
Haziz.Krasniqi@rks-gov.net.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!