Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kameri” me iftar falas për studentët (VIDEO)

Se populli shqiptar humanizmin e ka në gjak, kjo tashmë është e vërtetuar.

Ndjenja e ndihmës ndaj njëri-tjetrit shtohet edhe më shumë atëherë kur nis edhe muaji i shenjtë i Ramazanit.

Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kameri” në lagjen e spitalit në kryeqytet çdo natë po mbushet me besimtarë myslimanë për të falur vaktin e akshamit, e me pas bashkërisht edhe t’i afrohen sofrës së iftarit, ku aty ofrohet ushqim falas.

Kjo është bërë traditë e kësaj xhamie qysh nga viti 2017, por ky vit kryesisht i është dedikuar studentëve, nga të cilët po konsiderohet si lehtësim i madh.

Sipas imanit të kësaj xhamie, Labinot Maliqi, rreth 150 persona u ushqyen thuajse që nga dita e parë e Ramazanit, dhe kjo vepër humane u po e lumturon shumë atë, duke qenë mirënjohës për gjithë donatorët individualë dhe duke shpresuar se kështu do t’ia dalin gjerë në fund të këtij muaji të shenjtë.

Lajmet Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kameri” me iftar falas për studentët (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!