Gruaja nga Podujeva, kanoset përmes rrjeteve sociale nga ish-burri i saj

Një grua nga Podujeva është kanosur nga ish-burri i saj, përmes rrjeteve sociale.
Policia bën të ditur se i dyshuari gjendet në arrati, përcjell Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare ka informuar se përmes rrjetit social, është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Lajmet Gruaja nga Podujeva, kanoset përmes rrjeteve sociale nga ish-burri i saj >> Rahoveci.info.