Në kërkim të mandatit të dytë për president, voton Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron votoi të dielën, pasi ai po kërkon një mandat të dytë pesëvjeçar.

Sfidë për të mbetet përballja me Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë, të cilën e mundi lehtësisht në balotazhin e 2017-es.

Gara përfshin presidentin aktual Macron dhe 11 kandidatë nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Dy kandidatët kryesorë në raundin e parë të së dielës kualifikohen për balotazhin e 24 prillit.

Lajmet Në kërkim të mandatit të dytë për president, voton Macron >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!