Eksperti amerikan i mbrojtjes: Brenda tre javësh do të përcaktohet rezultati i luftës në Ukrainë

Ish-zëvendësndihmësi i sekretarit të mbrojtjes për Evropën dhe NATO-n, Michael Ryan, ka thënë se tri javët e ardhshme do të përcaktojnë rezultatin e luftës në Ukrainë.

Ai ka theksuar se rusët kishin rivlerësuar objektivin e tyre në luftë për t’u fokusuar në Ukrainën lindore, sipas tij, problemi i tyre madhor është nëse ata do të mund të rindërtojnë mjaftueshëm fuqi luftarake dhe të kenë një ushtri me më shumë përvojë në lindje.

“Nëse ne në Perëndim e rrisim nevojën e urgjencës të furnizimi me armë të ukrainasve, ata vërtetë ka mundësi të dalin fitues nga kjo luftë”,ka thënë Ryan për Sky News.

Duke folur për emërimin e fundit nga Rusia të gjeneralit Alexander Dvornikov, Ryan tha se beson se komandanti i ri do t’i kthehej taktikave klasike ruse, duke përfshirë sulme masive ajrore dhe artileri.

“Do të jetë një propozim i vështirë për ta, sepse ne thjesht nuk e vlerësojmë se ata kanë energjinë për të qenë në gjendje të kryejnë atë lloj fushate.

“Do të shkaktojë shumë brutalitet siç ka parashikuar Presidenti Zelenskyy. Do të duket si Lufta e Dytë Botërore, siç tha ministri i jashtëm ukrainas”.

“Por në fund të ditës rusët do të pësojnë edhe më shumë viktima me këtë qasje”, ka thënë Ryan, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Eksperti amerikan i mbrojtjes: Brenda tre javësh do të përcaktohet rezultati i luftës në Ukrainë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!