Kush ia ndryshoi mendjen Rinës për atë që tha KURRË

Kohëve të fundit, këngëtarja Rina Balaj në një postim në Instagram postoi një pjesë të shkurtër të një kënge, të cilën tha se nuk do ta publikonte asnjëherë dhe fansat mund ta shijonin vetëm refrenin e saj.
Megjithatë, fansat me reagimet e tyre duke komentuar dhe kërkuar që ky projekt të lansohej i plotë, kanë bërë që këngëtarja 23-vjeçare nga Peja të mendoi për lansimin e kësaj kënge, shkruan Rahovci.info.tv.
“7 mijë komente, tani po më bëni që ta lansoi këngën”, ka shkruar ajo në një postim.
Ndërkohë, projekti i fundit i Rinës i titulluar “Demon” që u shoqërua edhe me klip deri më tani ka grumbulluar mbi gjysmë milionë klikime në kanalin zyrtar në “YouTube”, projekti është publikuar dy javë më parë./21Media
Lajmet Kush ia ndryshoi mendjen Rinës për atë që tha KURRË >> .