Mot me diell për këtë javë

Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike vjen drejt stabilizimit. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje të asnjë forme, brenda kësaj periudhe pesëditëshe të parashikimit.

“Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius. Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Lajmet Mot me diell për këtë javë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!