“Ardita Sinani ka fituar mbështetjen e opinionit edhe në Kosovë e Shqipëri”, thotë Ragmi Mustafi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka thënë që Ardita Sinani edhe pse ka humbur pushtetin në Preshevë, ajo “ka fituar mbështetjen e të gjithë opinionit edhe jashtë kufijve të Preshevës”.
“Nuk i dihet, ndoshta është hajr edhe kjo punë .Dikush merr për të humbur, e dikush bie për t’u ngritë më i fortë se asnjëherë”, shkruan tutje ai.
Lajmet “Ardita Sinani ka fituar mbështetjen e opinionit edhe në Kosovë e Shqipëri”, thotë Ragmi Mustafi >> Rahoveci.info.