Çunmulaj kërkon falje pasi puthi posterin e Vuçiqit

Aleksandar Vuçiq javën e kaluar fitoi mandatin e tij të tretë si President i Serbisë.

Për këtë fitore Vuçiq mori një puthje “ironike” nga një shqiptare. Motra e modeles së njohur, Emina Çunmulaj, Pepi në rrjetin e saj “Instagram” postoi një fotografi ku shihet duke e puthur posterin ku është presidenti serb dhe ka shkruar “E ardhmja është e ndritur”.

Pas kësaj foto pati reagime e linqime, gjë që e bëri që Pepi të dal me një sqarim lidhur me veprimet e saj, shkruan Rahovci.info.tv.

Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve duke thënë se ka qenë “sarkazmë” dhe është “keqinterpretuar”./21Media

Lajmet Çunmulaj kërkon falje pasi puthi posterin e Vuçiqit >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!