Murati iu bën thirrje punëdhënësve të sektorit privat që t’i rrisin pagat e punëtorëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nga muaji prill pensionistët, personat në skema sociale dhe punëtorët e sektorit privat do të marrin shtesën prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës.

“Për studentët dhe punëtorët e sektorit privat gjatë ditëve në vijim, do të hapim procesin e aplikimit, meqenëse për ata nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare, na duhet të merren të dhënat. Në mënyrë që të mundësohet edhe transferimi”,ka thënë Murati.

Ai, në një konferencë për media, ka thënë se për t’u përmbushur këto duhet të ndryshojnë disa ligje.

“Fillimisht na duhet ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Botërore për mbështetjen, zgjerimin dhe reformimin e skemave të asistencës sociale. Ligji për Pagën minimale që do të prezentohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë edhe Ligji për Rishikimin e Buxhetit, që na mundëson që të kemi këto mbështetje shtesë në kuadër të pakosë”.

Murati u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve të sektorit privat që të rrisin pagat e punëtorëve, pasi sipas tij, Qeveria është duke i ndihmuar, njofton Klankosova.tv.

Lajmet Murati iu bën thirrje punëdhënësve të sektorit privat që t’i rrisin pagat e punëtorëve >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!