Publikon foto duke qarë, çfarë po përjeton Ronela Hajati?

Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” me këngën “Sekret”, të cilën e ka prezantuar nëpër vende të ndryshme.

Këngëtarja ka bërë sot një shkrimin për gjendjen e saj gjatë kësaj periudhe, teksa ka ndarë edhe një fotografi duke qarë.

Ronela ka thënë se kjo është një nga periudhat me intensive dhe emotive për të dhe se po jep gjithçka që mundet për të dalë sa më mirë.

“Ju nuk e keni idenë sa përgjegjesi ndiej t’i shpërblej vetes në radhë të parë e më pas të gjithë atyre që po punojnë për Eurovision! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E ndërkohë kam kaq shume projekte të tjera që kanëmbetur pezull! Kjo është një nga periudhat me intensive dhe emotive për mua! Po jap gjithçka që mundem për të dalë sa më mirë! Si në foton e fundit e keni Ronin tuaj shumicën e kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe kështu dua të dini që çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua! Ju dua shumë”, ka shkruar Ronela në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Ronela është e para që do të ndez skenën e Eurovisionit këtë vit, edicion ky që nis më 10 maj.

Në finalen e madhe kalojnë vetëm dhjetë vendet më të votuara në dy gjysmëfinalet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Ndryshe, Ronela më 4 mars ka publikuar versionin final të “Sekret”./21Media

Lajmet Publikon foto duke qarë, çfarë po përjeton Ronela Hajati? >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!