Putin: Forcat ruse po veprojnë me guxim dhe efikasitet

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se forcat e tij janë duke vepruar me guxim, me efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne, për luftën në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Ai tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë dhe forcat e tij do të arrijnë objektivin e tyre, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Kjo është mënyra se si do të jetë. Nuk ka dyshim për këtë. Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike,” tha Putin në fjalën e mbajtur në portin kozmik Vostochny në një ceremoni të lidhur me Ditën e Kozmonautikës së Rusisë.

“Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas,” tha ai duke iu referuar një zone në Ukrainën lindore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Putin: Forcat ruse po veprojnë me guxim dhe efikasitet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!