Zelensky thotë se rusët kanë vënë mina kudo

Rusia po e gjen veten gjithnjë e më të shmangur nga komuniteti ndërkombëtar, thotë presidenti ukrainas Volodymr Zelensky gjatë adresimit të tij përmes video- mesazhit në Facebook, duke shtuar se “pushtimi e bën [Rusinë] gjithnjë e më toksike”.

Ai vazhdon të paralajmërojë se “dhjetëra, nëse jo qindra mijëra” municione të rrezikshme janë lënë pas nga Rusia gjatë tërheqjes së tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Okupatorët lanë mina gjithandej. Në shtëpitë, në rrugë, në fusha. Ata minuan pronat e njerëzve, minuan makinat, dyert”, tha Zelensky.

Ai paralajmëroi se Rusia mund të planifikojë përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, duke shtuar se ata po i marrin këto shqetësime “shumë seriozisht”.

“Detyra kryesore si sot ashtu edhe çdo ditë në këtë kohë janë masat konkrete mbrojtëse,” u ka thënë ai qytetarëve ukrainas.

Ai tutje ka thënë se trupat e Ukrainës janë “më të guximshme” se forcat ruse dhe “po i mundin pushtuesit me mençuri dhe taktika të menduara mirë”.

 

Lajmet Zelensky thotë se rusët kanë vënë mina kudo >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!