Zhvillohen gjysmëfinalet e dyta dhe mësohen finalistët në Kupën e Kosovës

Ditën e sotme, janë në orar për t’u zhvilluar takimet kthyese në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës do ta zhvillojë aktin e parafundit para finales së madhe, pasi sot zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale.

Ndeshja kryesore dhe më interesante padyshim se zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Prishtinën.

Llapi ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 2-1 dhe synon ta shkrijë disavantazhin për ta siguruar një vend në finale, me Prishtinën që synon ta mbajë epërsinë dhe të jetë vet ekipi i kualifikuar.

Më pak interesant pritet të jetë në Prishtinë, ku Ramiz Sadiku pret Dritën.

Ndeshja e parë në Gjilan ka përfunduar me fitoren e Dritës 3-0 dhe “Intelektualët” me një këmbë janë në finalen e madhe.

Të dy takimet, pritet të nisin nga ora 14:00. /Rahoveci info/

ETC e rregullt

Lajmet Zhvillohen gjysmëfinalet e dyta dhe mësohen finalistët në Kupën e Kosovës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!