Një fond i madh u bë edhe për RTP-në, shumë para u avulluan (VIDEO)

32 vjet më parë ishte hapur një fond për Radio Televizionin e Prishtinës.
Kjo ndodhi ngase udhëheqja e këtij mediumi, që ishin shumica serbë, ishin kërcënuar se nëse vazhdojnë raportimin e pacensuruar dhe objektiv, do t’i ndalej financimi.
Kjo edhe ndodhi, por televizioni i vetëm i asaj kohe nuk mbeti keq. Kjo ngase shumë qytetarë kontribuuan me të madhe në fondin e hapur, madje disa prej tyre shitën edhe pasuritë e tyre shtëpiake për t’i ndihmuar ndërtimit të RTP-së.
Lajmet Një fond i madh u bë edhe për RTP-në, shumë para u avulluan (VIDEO) >> Rahoveci.info.