Kurteshi: Policia dhe Prokuroria i dinë emrat e vrasësve të Deharit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi, ka thënë se se Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës e di se kush e ka vrarë Astrit Deharin.

Kurteshi në një intervistë në KTV tha se me Prokurorinë dhe Këshillin Prokurorial që ka Kosova, rasti “Dehari” nuk mund të zbulohet kurrë, përcjell Klankosova.tv.

“Prokuroria Speciale, Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës i dinë emrin ose emrat e vrasësve. Instituti e ka ngritur hipotezën ku thotë se për të dëshmuar se nuk është i vrarë, duhen shumë analiza. Unë mendoj se Prokuroria, Sylë Hoxha dhe Prokuroria Speciale e dinë emrin ose emrat e vrasësve. Astrit Dehari është vrarë. Janë raporte që duhet t’i marrë edhe Instituti jonë i Mjekësisë Ligjore dhe të mësojë se si duhet punuar shkencërisht”.

“Me këtë Prokurori Speciale që e kemi, nuk zbulohet ky rast. Me këtë përbërje të Prokurorisë, Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë që e kemi ne, nuk zbulohet jo vetëm ky rast por asnjë rast tjetër”.

Lajmet Kurteshi: Policia dhe Prokuroria i dinë emrat e vrasësve të Deharit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!