Vdes një 46-vjeçar në vendin e punës, familja nuk i di rrethanat (VIDEO)

Avni Dibrani ka vdekur, të enjten, pasi ka rënë nga lartësia derisa po punonte në një objekt në periferi të kryeqytetit.

Rrethanat e vdekjes ende nuk dihen derisa të dalin raportet e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Me urdhër te prokurores kujdestare trupi është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, si dhe rasti është cilësuar hetim mbi vdekjen e që vazhdon të trajtohet”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Viktima, ish-veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u varros të premten në Revuq të Podujevës, sipas familjarëve, nuk kishte probleme shëndetësore.

“Me ato informacione që i dimë, veç na kanë thirre që është lënduar, o vra edhe qikaq ma shumë nuk dimë. Është marrë me Bujqësi, sa ka qenë koha e luftës ka qenë ushtarë i UCK-së edhe pas lufte nja 4 vite në TMK”, deklaroi vëllai i të ndjerit, Ali Dibrani.

Avni Dibrani ka lënë prapa bashkëshorten, vajzën 17 vjeçare dhe djalin 10 vjeçar.

 

Lajmet Vdes një 46-vjeçar në vendin e punës, familja nuk i di rrethanat (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!