Ishte duke punuar, banori nga Xërxa e Rahovecit has në një mjet të pashpërthyer

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar kishte hasur në një mjet të pa shpërthyer në fshatin Xërxe të Rahovecit.

Policia ka njoftuar se njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar.

Gjithashtu, është bërë e ditur se gjithçka ka shkuar në rregull.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të kontrolluar kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar shpërthyes, dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, thuhet në raportin e policisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!