PDK-ja akuzon Ministrinë e Infrastrukturës: U keqpërdorën mbi 9 milionë euro

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar i PDK-së, në konferencën e thirrur sot për medie ka thënë se Ministria e Infrastrukturës, konkretisht ministri Luburn Alui dhe zëvendësminitri Hysen Durmishi, ka keqpërdorur mbi 9 milionë euro me nënshkrim kontratash, sic thotë ai, të negociueshme pa konkurrencë dhe jo burimore.

Ai tha se është bërë një hulumtim disamujor me c’rast edhe janë nxjerrë këto përfundime.

“Gjatë një hulumtimi të PDK-së për disa muaj ka rezultuar se Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga zotëri Aliu dhe zotëri Durmishi, gjatë kësaj periudhe kanë nënshkruar 42 kontrata jo  burimore apo të negociuara pa konkurrencë, dhe vlera e tyre arrin mbi 9 milionë euro, nënshkrimi i një numri kaq të madh kontratash nuk ka ndodhur në të kaluarën.. Vlen të theksohet se të shpenzohen 9 milionë euro në punë të paparashikuara është dëm shumë i madh”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, është e patolerueshme që gati 10 për qind e këtij buxheti shkon në punë të paparashikueshme, dhe kjo sipas tij, kërkon hetim nga prokuroria e shtetit, njofton Klankosova.tv

Ndërkaq deputetja Eliza Hoxha, tha se mb i 90 për qind e kontratave të nënshkruara e kanë tejkaluar vlerën e kontratës, gjë që, sipas saj, dëshmon për procese të montuara të prokurimit keqplanifikim, tejkalim i kufijve buxhetorë duke i kushtuar dëme prej 10 për qind shtetit

Sipas saj, në shtatë kontrata është i shënuar dhe çmimi dhe në njërën edhe emri i kompanisë.

“Nënshkrimi i shumicës nga zëvendësministri Durmishi, ai në mënyrë të orkestruar ka nënshkruar në emër të ministrit, duke bërë kështu shkelje.. sepse zëvendësi nuk është anëtar i qeverisë. kontratat e nënshkruar janë edhe në kundërshtim me nenin 7 që janë të trajtojë operatorët në mënyrë të barabartë jo diskriminuese, të mos eliminojë konkurrencën, në kontratat ajo e ka eliminuar konkurrencën e lirë.

sipas tyre, në 5 vitet e fundit janë vetëm 15 kontrata që kanë aluduar në punë shtesë e këtu janë 42 të tilla.

Lajmet PDK-ja akuzon Ministrinë e Infrastrukturës: U keqpërdorën mbi 9 milionë euro >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!