Peja fiton Kupën e Kosovës, në konkurrencën e meshkujve

Peja ka mposhtur Ferizajn në finale me rezultat 3-1 (25-22, 18-25, 25-22, 28-26), për t’u shpallur fituese e Kupës për vitin 2022.

Pejanët fituan setin e parë me rezultat të ngushtë, teksa ferizajasit u përballën me lëndimin e pranuesit, Samuel Amorim, i cili nuk ishte i gatshëm të vazhdonte ndeshjen pas dëmtimit.

Në setin e dytë, Ferizaj u rikthye duke fituar me rezultat 18-25, por fatkeqësisht u përball me një tjetër lëndim – me korrektorin Olavo Veiga që e pësoi dhe, po ashtu, nuk arriti ta vazhdojë ndeshjen.

Peja, në anën tjetër, shfrytëzoi epërsinë numerike në bankën rezervë, duke fituar dy setet e radhës për t’u shpallur eventualisht kampion i Kupës së Kosovës.

Medaljet u ndanë nga drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), derisa pejanët festuan triumfin e merituar. MVP i finales u shpall Bardhyl Hajdaraj. /Rahoveci info/

Lajmet Peja fiton Kupën e Kosovës, në konkurrencën e meshkujve >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!