51.30 përqind e kosovarëve kundër Ballkanit të Hapur

Kosovarët kanë dalë  kundër iniciativës rajonale “Open Ballkans”. Kjo doli nga një matje e fundit në opinionin publik që u bë nga kompania e sondazheve “PIPOS”.

Në Rubikon të Klan Kosovës, sot u shpalos ky anketim, në pyetjen “A e përkrahni iniciativën rajonale ‘Open Ballkans’?” ku me “Jo” u përgjigjën 51.30 përqind anketuesve.

Ndërsa, për “Po” ishin 9.50 përqind, me “Besoj që po” 18.10 përqind, me “Nuk e kam plotësisht të qartë’ 14,10 përqind si dhe me “Nuk e di/refuzoj” 7.00 përqind.

Kurse, në atë se “A e dini çka është ‘Open Ballkans’?”, me “Jo” u përgjigjën 51.10 përqind, me “Po u përgjigjën 38.50 përqind dhe me “Nuk e di/refuzoj” u përgjigjën 10.40 përqind, njofton Klankosova.tv.

Lajmet 51.30 përqind e kosovarëve kundër Ballkanit të Hapur >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!