Renditja e re e ligave evropiane në futboll: Prin Premier League, Superliga e Kosovës ngrihet katër vende më lart

UEFA ka publikuar renditjen e re të ligave evropiane në futboll, në bazë të së cilës vazhdon të prijë Premier League.

Liga Angleze ka lënë prapa ato të Spanjës, Gjermanisë, Francës, Italisë e Portugalisë.

Ajo çfarë bën përshtypje në këtë listë të publikuar është ngritja e Superligës së Kosovës katër pozita më lart, duke i lënë prapa shtetet si Irlanda, Armenia, Estonia, Maqedonia Veriore e Shqipëria.

Liga e Kosovës tani për tani gjendet në pozitën e 34.

Në anën tjetër, Shqipëria ka rënë në vendin e 47 në ranglistën e përgjithshme.

Top 10-shja e ligave më të forta fillon me ligën angleze, e pasuar nga ajo spanjolle, italiane, gjermane, franceze, portugeze, holandeze, austriake, skoceze dhe Ruse.

Në fund të ranglistës gjenden San Marino, Mali i Zi dhe Andora. /Rahoveci info/

Lajmet Renditja e re e ligave evropiane në futboll: Prin Premier League, Superliga e Kosovës ngrihet katër vende më lart >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!