Tensione në raportimin e Hajdarit në Komisionin për Ekonomi, ndërpritet mbledhja

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raportoi në Komisionin për Ekonomi në lidhje me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore” ku pati edhe tensione mes anëtarëve të Vetëvendosjes dhe kryetarit të këtij komisioni Ferat Shala nga PDK.

Shala kritikoi ministren Hajdari se janë shkelur të gjitha kriteret e kërkuara për projektin e konkurrueshmërisë dhe, sipas tij, përfitues të këtyre mjeteve janë kompani ndërtimore dhe këshilluese.

Po ashtu ai ngriti edhe një shqetësim se sekretari i kësaj ministrie është përfitues për shkollim në AUK.

Pas fjalimit të deputetes Mimoza Kusari-Lila për mbrojtjen e sekretarit të kësaj ministrie nisi përplasja ndërmjet anëtarëve të këtij komisioni dhe kryetarit të saj Ferat Shala.

Pas përplasjeve, me kërkesë të deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, është ndërprerë mbledhja me arsyetimin se nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, tha se mbledhja me këtë rend dite vazhdon një ditë tjetër.

Lajmet Tensione në raportimin e Hajdarit në Komisionin për Ekonomi, ndërpritet mbledhja >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!