Sveçla për aksionin e sotëm: U konfiskuan 56 kilogramë marihuanë dhe u arrestuan pesë persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se nga aksioni i ri kundër narkotikëve është konfiskuar një sasi e madhe e marihuanës.

“Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë”, është shprehur Sveçla, transmeton KlanKosova.tv.

“Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtarë të këtij grupi”.

Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për realizueshmërinë e aksionit.
No photo description available.
May be an image of indoor
No photo description available.

 

Lajmet Sveçla për aksionin e sotëm: U konfiskuan 56 kilogramë marihuanë dhe u arrestuan pesë persona >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!