Ukrainës i shtohen edhe 20 aeroplanë të tjerë

Një zyrtar i lartë të mbrojtjes amerikane ka thënë se forcave ajrore të Ukrainës i janë shtuar edhe 20 avionë të tjerë operacional.
Ky zyrtar nuk tregoi se cili shtet i kishte dhuruar këta avionë. Ai ka shtuar se Ukraina tani ka aeroplanë ushtarak më shumë se para tre jave.
Tutje, ky zyrtar, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur CNN, ka shtuar se Ukrainës do t’i dhurohen edhe aeroplanë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Lajmet Ukrainës i shtohen edhe 20 aeroplanë të tjerë >> Rahoveci INFO.