Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i deritanishëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ia ka dorëzuar detyrën ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, ku morën pjesë edhe kryesuesi, zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Kryeprokurori i deritanishëm Lumezi, i ka uruar suksese dhe mbarësi Kelmendit, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Ndërsa, U.D. kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si Kryeprokuror i Shtetit i Republikës së Kosovës.

Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatëvjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015.  ​

 

Lajmet Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!