Jona Zeneli e “Top Hop Hitit”, tani është rritur dhe është bërë inxhinere e ambientit

Emisioni për fëmijë “Top Hop Hiti” ishte një prej emisioneve më të ndjekura për fëmijë, në orën 11:30 fëmijët përmes telefonatave kishin mundësi që ta zgjedhin këngën hit.

Ky emision u moderua nga disa prezantuese për vite me radhë, e ndër to ishte dhe Jona Zeneli.
Ajo sot prapë ishte e pranishme në ekranin e Rahovci.info, por për një projekt tjetër. Tashmë Jona është rritur dhe është bëre inxhinere e ambientit.

Sot në ditën botërore të Tokës, Jona ka prezantuar projektin e saj që ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e ujit në kushtet shtëpiake. Ajo bashkë me koleget e saj në kuadër të USAID kanë realizuar një video që trego mënyrat se si mund ta ruajmë ujin./21Media

Lajmet Jona Zeneli e “Top Hop Hitit”, tani është rritur dhe është bërë inxhinere e ambientit >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!