Kervan: Komuniteti turk ka mungesë të literaturës shqip-turqisht (VIDEO)

Nesër shënohet dita kombëtare e turqve.

Këtë ditë e shënojnë edhe komuniteti turk në Kosovë.

E deputeti në Kuvendin e Kosovës, nga ky komunitet, Enis Kervan, si mysafir në “Sytë 7” nw Rahoveci.info, tha se turqit në  Kosovë kanë ardhur edhe më herët sesa gjatë sundimit Osman.

I njëjti, bëri me dije, se çdo herë, ky komunitet ishte përkrah shumicës shqiptare, madje edhe gjatë luftës së fundit, ku ka dëshmor turq në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kervan, në Rahoveci.info, tha se ky komunitet gjithherë në historinë moderne të Kosovës, ishte përfaqësuar politikisht në institucionet kosovare. Madje, gjithë kohës ka qenë pjesë e koalicioneve qeveritare.

Aktualisht, turqit e udhëheqin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, me ministër Fikrim Damka. E po ashtu e udhëheqin edhe Komunën e Mamushës, ku ky komunitet është shumicë dërrmuese.

Kervan, tha se Mamusha duhet të merret si shembull për punën bujqësore. Madje sipas tij, e njëjta komunë, duhet të bëhet qendër e turizmit bujqësor. Por, brenga e këtij komuniteti në këtë komunë, sipas Kervan, qëndron në mungesën e ujit të pijshëm, për çka ekzekutivi duhet të ndihmoj. Po ashtu, telashe, sipas deputetit të subjektit KDTP, komuniteti turk ka mungesë të literaturës shqip-turqisht.

Lajmet Kervan: Komuniteti turk ka mungesë të literaturës shqip-turqisht (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!