Kosova U-16 merr fitore të rëndësishme ndaj Greqisë U-16 në konkurrencën e femrave në hendboll

Hendbollistet tona të reja kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë të enjten pasdite. Në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë, Kosova U-16 ka shënuar fitore ndaj Greqisë.

Rezultati në fund ishte 17-14 në të mirë të vajzave tona. Ndeshja ishte e rëndësishme për plasman përfundimtar.

Vajzat tona kanë shfaqur nivel të kënaqshëm prej fillimit të takimit dhe kanë diktuar tempon e lojës. Në lojën e skuadrës tonë kanë funksionuar shumë gjëra si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Përvoja e fituar në ndeshjet e kaluara natyrisht se ka shërbyer dhe elemente pozitive janë shfaqur. Me ndeshjen ndaj Greqisë këto vajza kanë dëshmuar se kanë të ardhme, por natyrisht i pret rrugë e gjatë.

Të enjten paradite, Kosova luajti ndeshje tjetër për plasman. U mposht nga Sllovakia me rezultat 36-22.

Në ndeshjen ndaj Greqisë lojtarja më e mirë u shpall portierja Marisa Berisha./Rahoveci info/

Lajmet Kosova U-16 merr fitore të rëndësishme ndaj Greqisë U-16 në konkurrencën e femrave në hendboll >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!