Termokos: Nesër ndërpritet furnizimi me ngrohje në Prishtinë

Ngrohtorja e Prishtinës, Termokos, ka njoftuar se që nga nesër do të ndërpresë furnizimin me ngrohje.

Ky vendim sipas njoftimit të Termokos-it është marrë në koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës dhe Kompaninë Energjetike të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash thuhet se ky është sezoni i gjashtë ngrohës, gjatë të cilit për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, Termokosi ka vazhduar furnizimin me ngrohje edhe jashtë afatit të zakonshëm ligjor.

“Me një trend pozitiv të zhvillimit dhe progresit të vazhdueshëm NP “Termokos” e përmbyllë edhe sezonin ngrohës 2021/2022 me një varg suksesesesh të shënuara, si në rritjen e prodhimit të energjisë termike, shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët, rritjen e numrit të konsumatorëve, faturimin dhe inkasimin”.

“Suksesi i arritur gjatë këtij sezoni ngrohës i atribuohet angazhimit të pakursyer të secilit punëtorë të ndërmarrjes si dhe kontributit të konsumatorëve tanë, që nëpërmes pagesës me rregull të faturave të ngrohjes na kanë mundësuar, që të realizojmë me sukses misionin tonë si dhe të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera, në funksion të ngritjes së cilësisë dhe modernizimit të shërbimeve tona”, thuhet në njoftimin për media.

 

Lajmet Termokos: Nesër ndërpritet furnizimi me ngrohje në Prishtinë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!