Vikendi me mot më të ngrohtë

Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se gjatë dy ditëve në vijim në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende parashihet të shoqërohen me riga shiu (kryesisht ditën e premte), njofton Klankosova.tv.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.
Lajmet Vikendi me mot më të ngrohtë >> Rahoveci.info.