Zyrtare: Sistemi VAR do të përdoret nga ndeshjet gjysmëfinale edhe në Ligën e Konferencës

Liga e Konferencës është gara e tretë evropiane për klube, ku këtë vit është edicioni i parë që po zhvillohet.

Deri në këtë rang garash teknologjia VAR nuk është përdorur në këtë garë, por nga gjysmëfinalja do të futet në përdorim.

ETC e rregullt

Edhe pse UEFA e kishte paraparë që VAR të përdorët vetëm në finale, tani kanë ndërruar mendje dhe sistemi VAR do të përdoret nga ndeshjet gjysmëfinale.

Në dy sfidat gjysmëfinale takohen Leicester City – Roma dhe Olympique Marseille – Feyenoord Roterdam.

Kujtojmë që finalja e madhe e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. /Rahoveci info/

Lajmet Zyrtare: Sistemi VAR do të përdoret nga ndeshjet gjysmëfinale edhe në Ligën e Konferencës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!