Java e 30-të në Superligë hapet sot me këto tre përballje

Java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot, teksa në program për t’u zhvilluar janë tre ndeshje.

Lideri i Superligës, Ballkani, do të luajë në udhëtim te Ulpiana në Lipjan, që renditet e parafundit në tabelë.

Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dritës dhe Malishevës.

Skuadra gjilanase e kërkon fitoren për të vazhduar garën për dalje në Europë, pasi momentalisht është e treta në tabelë. Kurse, Malisheva kërkon fitoren e radhës për t’i ikur edhe më shumë zonës së rrezikshme.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet  mes Feronikelit dhe Llapit në Drenas, me llapjanët që pritet të marrin fitore të lehtë.

Të tre ndeshjet e sotme do të zhvillohen nga ora 14:00./Rahoveci info/

Lajmet Java e 30-të në Superligë hapet sot me këto tre përballje >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!