Sëmundja e djalit e detyron babanë të dalë në rrugë për të kërkuar para (VIDEO)

Avni Jashari, u detyrua që të dali vet e të kërkoj para për shërimin e djalit të tij 2 vjeçar Orionit, i cili vuan nga një sere sëmundjesh.

“Ka problem me veshkë,  mëlçi, edhe me mushkri, arsyeja pse Orioni është në këtë gjendje është se veshkët nuk janë duke i funksionuar”, ka thënë babai i tij, Avni Jashari.

Ky thotë se trajtimin në spitalet e Kosovës e kishte të pamundur, pasi nuk ofrohet,  andaj ky u detyrua ta dërgoj djalin në Zagreb, ku për trajtimin e tij po i duhen 160 mijë euro.

“Është e vështirë për neve, se qëndrimi ditor atje është rreth 7000 euro”, shtoi Jashari.

Për t’ia dal me shumë në Lipjan është organizuar edhe një aksion humanitar, në sheshin e qytetit.

Derisa aksione të tilla për Orionin, po organizohen edhe në lokalitetet të ndryshme të Lipjanit.

Lajmet Sëmundja e djalit e detyron babanë të dalë në rrugë për të kërkuar para (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!