Vazhdon ëndrra, Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë pasi mundin rusët

Ekipi kosovar, Bad News Eagles ka shënuar edhe fitoren e dytë në ndeshjet kualifikuese për turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Major Antwerp 2022.

Djemtë kosovarë triumfuan 2:0 ndaj ekipit rus, ASG, 16:2 dhe 16:13 në dy “map-a”.

Tani, BNE ka dy fitore dhe dy humbje në këtë kampanjë dhe ëndrra e tyre për kualifikim në atë turne vazhdon ende.

Bad News Eagles do të zhvillojnë ndeshjen përfundimtare nesër, por kundërshtari ende nuk dihet. /Rahoveci info/

Lajmet Vazhdon ëndrra, Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë pasi mundin rusët >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!