Gjërat që nuk i keni ditur për Macron dhe Le Pen

Qytetarët francezë po votojnë në balotazh për t’u përcaktuar nëse duan t’i japin Emmanuel Macronit një mandat të tjetër pesëvjeçar për president, apo kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Por, çfarë nuk e keni ditur për dy kandidatët për president të Francës.

Pesë gjëra për Emmanuel Macron

Ai u bë presidenti më i ri në historinë franceze në vitin 2017, në moshën 39-vjeçare.

Një ish-bankier investimesh dhe ministër i ekonomisë, ai nuk ishte zgjedhur kurrë deputet.

Ai është i martuar me ish-mësuesen e tij, Brigitte, e cila është 24 vjet më e madhe se ai.

Ai nisi një lëvizje politike centriste të quajtur La République En Marche për të sfiduar partitë tradicionale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai nxiti reformat e diskutueshme ekonomike, por u përball me protesta të dhunshme mbi një taksë të propozuar të karburantit.

Pesë gjëra që nuk i keni ditur për Marine Le Pen

France Election 2022: How a President Le Pen Could Legally Advance Her Far-Right Agenda

Familja e saj ka qenë sinonim i ekstremit të djathtë në Francë për dekada.

Përpara politikës, ajo u trajnua si avokate dhe mbrojti emigrantët e paligjshëm që përballeshin me deportim.

Një lojtare politike në Francë prej vitesh, mesazhi i saj kundër imigracionit ka mbetur konsistent, por ajo ka hequr dorë nga plani i saj për t’u larguar nga BE.

Vitet e fundit, ajo është përpjekur të zbusë imazhin e partisë së saj dhe ta bëjë mesazhin e saj më të përhapur.

Kjo është oferta e saj e tretë – dhe ajo ka thënë ndoshta e fundit, nëse humbet – për presidencën./Klankosova.tv/.

 

 

 

Lajmet Gjërat që nuk i keni ditur për Macron dhe Le Pen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!