Testimi i Unazës njëkahëshe përfundon sot në orën 17:00

Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.
Kështu ka bërë Komuna e Prishtinë, në një njoftim në rrjetin social Facebook, përmes së cilit falënderoi qytetarët për durimin dhe ndihmën, përcjell Klankosova.tv.
“Testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00. Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese”, thuhet në njoftim.
Tutje, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do t’i analizojnë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm.
Lajmet Testimi i Unazës njëkahëshe përfundon sot në orën 17:00 >> Rahoveci.info.