Hoti pas fitores së Macron: Pres të shoh angazhimin e tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar pas rizgjedhjes së Emanuel Macron si presidentin i Francës, duke thënë se fitorja e tij është tepër e rëndësishme për fuqizimin dhe unifikimin e politikës së jashtme të BE-së karshi agresionit rus.

“Pres me padurim të shoh angazhimin e tij të fuqishëm, siç e ka premtuar, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Hoti, përcjell Klankosova.tv.

“I jam mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë qeverisë time, në veçanti për dialogun me fqinjin verior, i cili dialog ishte kornizuar vetëm për marrëveshjen përfundintare për njohje reciproke, e jo për çështje triviale”, u shpreh tutje deputeti i LDK-së.

 

Lajmet Hoti pas fitores së Macron: Pres të shoh angazhimin e tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!