Këshilltari i Zelenskyt thotë se Blinken ka arritur në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Kiev të Ukrainës.

Një këshilltar presidencial ka thënë se ai është duke zhvilluar një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Këtë e tha Oleksiy Arestovych në një video në rrjetet sociale. SHBA nuk i ka komentuar këto.

Nëse konfirmohet, Sekretari Blinken do të jetë zyrtari më i lartë amerikan që do të vizitojë kryeqytetin e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus.

Lajmet Këshilltari i Zelenskyt thotë se Blinken ka arritur në Ukrainë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!