Volkswageni vetura elektrike e vitit

Volkswageni i ri ID.Buzz u kurorëzua me çmimin “Vetura elektrike e vitit” në ngjarjen prestigjioze “Top Gear Electric Awards 2022”, e mbajtur në fundjavë.

Anëtarët e jurisë vlerësuan dizajnin origjinal të ID.Buzz, i cili u frymëzua nga modeli legjendar Volkswagen T1. Karakteristikat superiore të drejtimit dhe trajtimi mbresëlënës, pos cilësive të tjera, theksohen si faktorë vendimtarë në këtë vendim të jurisë.

Redaktorët e emisionit të famshëm televiziv në Britani “Top Gear”, ishin kryesisht të impresionuar nga hapësira që ofron ID.Buzz, veçanërisht bagazhi, që për krahasim është dy herë më i madh se shumica e veturave SUV.

Lajmet Volkswageni vetura elektrike e vitit >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!